", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

FOTO/ Krenar dhe i lumtur Eraldo Rexho, përfundon projektin ‘Në vend të Adelës’

Më 29 tetor të vitit të kaluar ish-konkurenjta e ‘Big Brother’ dhe moderatorja shumë e njohur Adelajda Xhamani humbi jetën në mënyrë tragjike.

Vdekja e saj tronditi mbarë opinionin publik  dhe të shumtë ishin personazhe që shprehen ngushëllime të sinqerta për të.

Adela u cilësua si një vajzë e guximshme e cila fitoi lirinë e munguar në qytetin e saj dhe nisi të përballej e vetmë në një qytet të madh.

Miku i saj i ngushtë Eraldo Rexho ka përfunduar projektin që e nisën së bashku me Adele.

Ditën e sotme ai do të mbledhë personazhe të njohura të cilët do të performojnë dhe të ardhurat do tëshkojnë për bursë të plotë për një vajzë që nuk ka mundësi ekonomike.

Në postimin e tij në Instagram Eraldo shprehet i lumtur dhe krenar duke prezantuar listën e artistëve sipas rendit alfabetik.

View this post on Instagram

Jam shumë i lumtur dhe krenar të prezantoj tek ju listën e artistëve (sipas rendit alfabetik) që do të marrin pjesë në koncertin humanitar “Në vend të Adelës”. Unë jam me fat që ju kam të gjithëve pjesë të jetës sime. Jam me shumë fat gjithashtu që munda t’ia shoh mikes sime të dashur, Adelës, se si i shkëlqenin sytë kur këndonte këngët tuaja. Mezi pres të shoh sallën e mbushur të #arTurbina të këndojnë bashkë me ju dhe me mua, këngët që ia shtojnë bukurinë Shqipërisë. Të gjithë bashkë për vajzat, për lirinë dhe dijen, për nevojën e zërave të guximshëm. Ju presim të hënën, më datë 12 nëntor, ora 19:00 tek "arTurbina"... Biletat kushtojnë 1000 lek dhe mund t'i gjeni nga nesër, 9 nëntor, tek "arTurbina". Të ardhurat e mbledhura nga koncerti do të sigurojnë një bursë të plotë studimi për një vajzë në pamundësi ekonomike. Kam shumë njerëz për të falenderuar, por do t’i lë për pas koncertit ?? #JuDua #ShihemiTëHënën #PërËndrrën #PërLirinë #PërDijen #PërNjëFillimTëRi #PërAdelën ?? #NëVendTëAdelës

A post shared by Eraldo Rexho (@eraldorexho) on