Më në fund çifti i njohur finalizon divorcin

Jennifer Garner nuk është aspak e penduar që ishte martuar me aktorin Ben Affleck, duke thënë se ai gjithmonë do të jetë “dashuria e jetës së saj”, por aktorët e njohur  pas 13 vjetësh martesë vendosën që të ndahen. 

Në intervistën për revistën “Vanity Fair”, bukuroshja 43 vjeçe ka hedhur poshtë raportet e medieve se Beni e kishte tradhtuar me dadon e fëmijëve të tyre, Christine Ouzounian, duke insistuar se 28-vjeçarja nuk ka të bëjë asgjë me vendimin e tyre për t’u ndarë.

Dhe tani mbas 13 vitesh martesë dhe 3 fëmijë së bashku ata kanë vendosur ti japin fund martesës duke e finalizuar me divorc.

Sipas TMZ çifti nuk ka punësuar asnjë avokat pasi kanë rënë dakort në mënyrë të barabartë të kujdestarisë për tre fëmijët.