Ndalohet në Muriqan vlonjati me dokumente false italiane

Një shtetas shqiptar, me dokumente false italiane, është ndaluar në P. K. K., Muriqan.

Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se I. S., 37 vjeç, banues në Vlorë, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale një kartë identiteti dhe një leje drejtimi italiane, të dyshuara të falsifikuara.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër – Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 07. 11. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin I. S., vjeç 37, banues në Vlorë, pasi në P. K. K., Muriqan, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale një kartë identiteti dhe një leje drejtimi italiane, të dyshuara të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal.