Milan barazon dhe rrezikon kualifikimin në fazën tjetër të Europa League-s

Milani nuk ka marrë më shuam se një barazim ndaj Real Betis në ndeshjen e vlefshme për Europa League.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Benito Villamarin” të besuarit e Gattusos barazuan 1-1 falë supergolit të Susos nga goditja e dënimit.

Ndeshjen më mirë e filluan vendasit të cilët shënuan përmes Giovani Lo Celso (12’), ndërsa në minutën e 62’ ishte Suso ai i cili vendosi baraspeshën në 1-1.

Pas 4 ndeshjeve të zhvilluara, Milani bie në vendin e tretë me 7 pikë, ndërsa Betisi mbetet në vendin e parë me 8 pikë.