FOTO/ Panik në Spanjë. ‘Ylli’ i Milanit bie pa ndjenja, ndërpritet dueli në Europa League

Për disa minuta është ndërprerë ndeshja ndërmjet Real Betis dhe Milanit.

Musacchio shkaktoi panik pasi u përplas me shokun e skuadrës duke rënë pa ndjenja në fushë.

Për më shumë se 5 minuta është ndërprerë dueli i vlefshëm për Europa League, shkruan SYRI.net.

Në minutën e 83’ Musacchio u detyrua të largohet nga fusha e blertë ndërsa në vendin e tij u fut Romagnoli.

Për fatin e mirë stafi mjekësor konfirmoi se lojtari është përmendur por është nën kujdesin mjekësor. Pas normalizimit të situatës ndeshja ka rifilluar.