Humbi zgjedhjet, gjyqtari liron të gjithë të pandehurit

Një gjyqtar në Teksas ka befasuar pasi ka liruar të gjithë të pandehurit pasi ai humbi zgjedhjet dhe u justifikua duke thënë që kjo ishte ajo që votuesit dëshironin.

Gjykatësi republikan Glenn Devlin, la të lirë 7 të pandehur,ku disa ishin për krime të dhunshme, shkruan Syri.net.

Disa dëshmitarë thonë se ai i ka pyetur të pandehurit nëse kishin në plan të vrisnin njeri pasi ti linte të lirë, dhe më pas i ka liruar.

Bashkimi Amerikan i Lirive Civile (ACLU) po kërkon një hetim.

/Syri.net/A.P/