PPE zgjedh konservatorin gjerman si kandidat për president të Komisionit Evropian

Politikani konservator gjerman, Manfred Weber, ka fituar garën për të udhëhequr partitë e qendrës së djathtë të Bashkimit Evropian në zgjedhjet kryesore të BE në maj.

Weber u miratua të enjten me 492 nga 619 vota të vlefshme në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane në Helsinki, përpara kryeministrit finlandez Alexander Stubb, raporton AP.

Konservatori 46-vjeçar do të jetë gjithashtu kandidati i PPE-së për të qenë presidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian.

PPE është grupi më i fuqishëm në Parlamentin Europian.

/A.P/Syri.net/