Ia hedhin sutjenat në skenë, këngëtari i njohur na la pa fjalë: Po më hapni telashe...!

Këngëtari i njohur The Weeknd ishte duke mbajtur një koncert të madh në Toronto të Kanadasë, në momentin kur i ndodhi një incident i rrallë.  

Një fanse e ekzaltuar hoqi sutjenat, që mbante veshur, dje i hodhi ato në skenën ku këndonte këngëtari. E gjithë skena u pa edhe nga e dashura e The Weeknd, Bella Hadid, e cila ishte e pranishme në koncert.

Por ylli 28-vjeçar i muzikës botërore  reagoi në mënyrë të menjëhershme, duke i kapur sutjenat e fanses dhe ia ktheu mbrapsht. “Po më fusni në telashe”, u shpreh ai.

Kjo ishte një mënyrë e duket se zgjuar e The Weeknd për të shmangur telashet me të dashurën e tij Bella Hadid.

Një incident i ngjashëm i ka ndodhur vetëm pak muaj më parë edhe një këngëtari shqiptar, bëhet fjalë për Ledri Vulën. Një fanse e tij ia hodhi sutjenat në skenë dhe ai pasi i mori, nisi  të komentojë për madhësinë e gjoksit të fanses dhe më pas i çoi ato te tavolina e Dj-it të tij.