Deputeti i PD në Syri.net: Vetëm opozita nuk mjafton, duhet e gjithë shoqëria kundër kësaj organizate kriminale

Deputeti demokrat, Gent Strazimi, i ka bërë apel qytetarëve shqiptarë nga studio e lajmeve të Syri.net, që t’i bashkohen opozitës në çështjen kombëtare për të rrëzuar këtë qeveri.

Sipas tij keqqeverisja e Edi Ramës, nuk është kauzë vetëm e opozitës por e gjithë shoqërisë shqiptare. Sipas tij opozita e vetme përballë kësaj qeverie kriminale nuk mjafton, prandaj duhet që e gjithë Shqipëria të çohet në këmbë dhe të rrëzojë këta kriminelë.

‘Orgnizatë kriminale që rrëzohet me votë nuk ka. Populli në rrugë që të çlirojë zgjedhjet e lira dhe pastaj vota, mund të sjellë stabilitetin në këtë vend. PD është në këmbë që prej 2013-s, por çështja është se përse shoqëria nuk reagon. Unë mendoj se opozita mision e saj që të ngrejë popullin në këmbë e ka, është që të binte elitën, gazetarët, shoqërinë civile,. Ne kemi shumë intelektualë por nuk kemi inteligjencën. Kjo shoqëri duhet të kuptojë që kjo çështje nuk i përket vetëm opozitës por të gjithë shqiptarëve. ‘Çadra’ tregoi se edhe sikur e gjithë PD të ngrihet në këmbë, kjo nuk mjafton, duhet të ngrihet i gjithë populli. E gjithë shoqëria duhet të ngrihet në këmbë. Këta nuk janë as socialistë, këta janë oligarkë, këta janë një bandë.