Lirohen 19 pengje që mbaheshin nga ISIS

Ushtria siriane ka liruar 19 gra dhe fëmijë të mbajtur peng që nga korriku nga të ashtuquajturat Shteti Islamik, thonë mediat shtetërore.

Ata thonë se robërit u shpëtuan kur trupat nisën një operacion në veri-lindje të qytetit të shkretë të Palmiras.

Pengjet u kapën gjatë një sulmi ISIS në rajonin jugor Suweida, ku më shumë se 200 vetë u vranë, shkruan Syri.net.

Raportet e së enjtes në mediat shtetërore nuk janë konfirmuar nga mediat e pavaruara.

Fillimisht ishin më shumë se 30 pengje. Gjashtë u liruan muajin e kaluar, disa u arratisën dhe të paktën një thuhet se u vra nga militantët e ISIS.

/Syri.net/A.P/