A do të luajë kundër Juves? Ky është vendimi zyrtar për Higuainin

Gonzalo Higuain do të rikthehet nga dëmtimi dhe do të jetë i gatshëm për duelin e fundjavës kundër Juventusit.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat italiane, Higuain është në Milanelo dhe po stërvitet me një ritëm të shpejtë për të qenë gati në fundjavë.

Kujtojmë se Higuain u dëmtua në shpatull në ndeshjen e javës së shkuar që Milani zhvilloi përballë skuadrës së Udineses.