Incident i rëndë në ‘TCH’/ I ftuari tenton të presë damarët, ndërpritet emisioni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë emisionit ‘Hell’c Kitchen’, në Top Channel, ku një nga konkurentët ka tentuar të vrasë veten gjatë regjistrimit të puntatës së radhës.

Burime për Syri.net bëjnë me dije, se konkurrenti nuk ka mundur dot të përballojë presionin e vazhdueshëm që i është bërë gjatë emisionit, dhe ka tentuar të presë damarët.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje është ndërprerë emisioni dhe është vënë gjithçka në pikëpyetje nëse kjo puntatë do të transmetohet apo jo.

Deri tani nga Top Channel nuk ka asnjë reagim, por kanë qenë të afërmit e konkurrentit që ka tentuar të vrasë veten që kanë dhënë lajmin.