Pasi varrosën Kaçifasin, grekët bllokojnë rrugën në Gjirokastër dhe bëjnë thirrje antishqiptare

Grekët të cilët kishin ardhur sot në Shqipëri për të marrë pjesë në varrimin e Kostandinos Kaçifas në Bularat të Gjirokastrës, i cili u vra gjatë një shkëmbimi me armë nga Forcat RENEA, pas varrimit kanë zbritur në rrugën kryesore Gjirokastër-Kakavijë duke e bllokuar atë.

Nacionalistët grekë kanë bërë thirrje antishqiptare ndërsa mbanin në duar pankarta ku e cilësonin Kaçifasin hero.