Ndrysho oferta, ja çfarë jep Leonardo për të sjellë Ibrahimovic-in në ‘San Siro’

Milani është e vendosur për ta transferuar Zlatan Ibrahimovic.

Drejtori sportiv i Milanit, Leonardo, ka vendosur të ndryshojë ofertën, për të bindur Ibrën që të rikthehet në ‘San Siro’.

Sipas asaj që shkruan ‘Tuttosport’, Leonardo do t’i ofrojë Zlatan Ibrahimovicit kontratë prej një viti e gjysmë, për ta bindur që të transferohet te Milani.

36-vjeçari suedez aktualisht është pjesë LA Galaxy në MLS.