FOTO/ Nacionalistët greke vizitojnë vendin ku u vra Kaçifas, formojnë me gurë fjalën ‘hero’

Nacionalistët grekë që kanë mbërritur në Bularat kanë shkruar fjalën “hero” në vendin ku është vrarë nacionalisti grek Konstandinos Kaçifas.

Fjala është shkruar me gurë dhe është e dukshme në të gjithë fshatin për shkak të lartësisë së malit. Krahas gurëve, pranë fjalës janë vënë edhe lule në nder të 35-vjeçarit.

Konstantinos Kaçifas u vra më 28 tetor pas një shkëmbimi zjarresh me forcat policore të RENEA-s.