Klodian Duro shkarkohet nga stoli i Kamzës

Një ditë pas humbjes në shtëpi me Teutën, drejtuesit e Kamzës kanë vendosur shkarkimin e trajnerit Klodian Duro, shkruan Syri.net.

Njoftimin e ka bërë vetë klubi kamzali me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Sipas klubit të Kamzës, shkarkimi i ish-mesfushorit të kombëtares ka ardhur për shkak të mungesës së rezultateve.

Në foton e mëposhtme mund të shihni njoftimin e plotë të shkarkimit të Duros.