VIDEO/ Varrimi i Kacifias, ndalohen në kufi ekstremistët e Agimit të Artë

Ditën e sotme rreth orës 13:00 pritet që të mbahet varrimi i Konstandinos Katsifas, trupi i të cilit u mbajt për disa ditë në institutin e mjekësisë ligjore në Tiranë dhe dje iu kthye familjarëve të tij në Bularat.

Ai do të vishet me rroba ushtarake, ndërsa në varrimin e tij, pritet të marrin pjesë rreth 2 mijë grekë që do të vijnë në Bularat për të nderuar figurën e Kaçifas.

Nderkohë është mesuar se një furgon i mbushur me persona me bluza te zeza ku shkruhej Vorio Epir nuk u lejua të futej në Shqipëri në doganën e Kakavijës.

Sipas mediave greke, rreth 2 mijë persona janë nisur drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në funeral, por autoritetet shqiptare në pikën kufitare të Kakavijës kanë ngritur pretekste nga më të ndryshmet për t’i penguar grekët që të marrin pjesë në funeralin e Kaçifas.

Policitë e të dy vendeve janë në kontakt të vazhdueshëm mes tyre, ndërsa burimet tregojnë se personat e skeduar si ekstremistë do të ndalohen që të kalojnë për në Shqipëri.