Starova: Jorgji bën ndonjë budallallëk kështu për të bërë show

Sulejman Starova ka kritikuar ashpër gjyqtarin Enea Jorgji për mënyrën se si ka interpretuar disa raste në ndeshjen kundër Tiranës.

Duke folur për kartonin e parë të verdhë ndaj Kordeiro, ai nuk kurseu kritikat ndaj gjyqtarit ndërkombëtar. “Jorgji është ky? Kjo është për të kuq. Ai turp të ketë që qet kartonin  e verdhë aty. Edhe në hënë ta çojnë këtë e fluturojnë nëse bën një paraqitje të tillë në Europë. Këtu i bën këto gjëra. Kshtu goditjesh kemi parë para 20 vitesh, për pak i theu këmbën”, tha ai.

Ndërkohë, nuk munguan kritikat edhe për momentin ku Tirana pretendoi për penallti por Jorgji dha një faull në pozicion tjetër duke mos lejuar vazhdimin e lojës.

“Ky gjyqtar është ekscentrik. Ky vetëm bën ndonjë budallallëk kështu për të bërë show. Ky është i papërgjegjshëm, kur ka ditën e mirë, gjykon në mënyrë fantastike”, tha Starova. / Vip Sport