BE thirrje Kosovës, njihuni me kërkesën e saj

Bashkimi Europian i ka bërë një thirrje Kosovës që ta ndalojë tarifat shtesë ndaj importit të mallrave Serbe dhe Boshnjake.

Thirrja është bërë për arsye sepse kjo sipas BE-së ndikon në marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kosova tha të hënën se po impononte një taksë të importit prej 10 përqind në të gjitha mallrat e prodhuara në Serbi dhe Bosnjë, por jo në markat ndërkombëtare. Kryeministri Ramush Haradinaj tha se masa kishte për qëllim “mbrojtjen e mallrave vendase”.

“BE po kërkon sqarime urgjente në lidhje me vendimin e papritur të qeverisë së Kosovës”, tha Maja Kocijançiç, zëdhënëse e shefit të politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini.

“Këto masa janë një shkelje e qartë e detyrimeve të Kosovës sipas CEFTA,” tha ajo. “Ky vendim minon bashkëpunimin rajonal.”