FOTO/ Gjithmonë paguan Pacolli – plas gallata në rrjetet sociale, ironizojnë me Ramën dhe Thaçin

Behgjet Pacolli përveç të qenit kryetar i AKR-së, zëvendëskryeministër dhe ministër i jashtëm i Kosovës, njihet edhe si një prej njerëzve më të pasur.

'Baci' siç e thërrasin vëllezërit e miqtë e tij, është pronar i kompanisë së ndërtimit ‘Mabetex’, e në Hajvali ka një rezidencë super luksoze, në të cilën disa herë kanë qëndruar politikan të ndryshëm si Hashim Thaçi, Edi Rama dhe shumë të tjerë.

E në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi, ku Pacolli shihet së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Në foto shihen dy politikanët shqiptar teksa fotografohen, duke bërë me gisht nga Pacolli.

“Ky pagun”, është teksti që e shoqëron fotografinë.