FOTO/ ‘I fuqishëm, luksoz, fantastik në timon’, ja super Mercedes Benzi i fundit që ju lë pa mend

Së fundmi ka dalë në treg modeli më i fundit i Mercedes-Benz, i cili njihet me emrin “GLC Coupe” dhe është një një kombinim luksoz i SUV me makinat sportive.

Varianti me parametrat më të larta nga modelet GLC është “Mercedes-AMG GLC 63 S Coupe”.

Një motor 4.0 litra, biturbo V8, është pikërisht ai që i jep 503 kuaj fuqi këtij përbindëshi.

GLC 63 S Coupe mund të arrijë 100 kilometra për 3.8 sekonda sipas Mercedesit dhe shpejtësia maksimale, që mund të regjistrojë shkon deri në 280 kilometra.

Për 100 kilometra konsumi i karburantit nga kjo makinë kësaj është 11.7 litra.