Një 60-vjeçar ‘ia heq vetes’ me thikë në Tiranë

Në gjendje të rënduar psikologjike, një 60-vjeçar ka zgjedhur “t’ia heqë vetes” me thikë.  Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ku sipas burimeve të Policisë vendore, mësohet se R. A., vjeç 60, banues në Tiranë, është vetëdëmtuar me mjet prerës.

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 06. 11. 2018, në banesë, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, shtetasi R. A., vjeç 60, banues në Tiranë, është vetëdëmtuar me mjet prerës. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.