Nuk ndalet Roma, fitore të rëndësishme në Rusi

Roma ka marrë fitore të rëndësishme në Rusi duke e mundur CSKA-në e Moskës me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të fazës së grupeve të Champions Leagues.

Konstantinos Manolas në minutën e 4’ shënoi për avantazhin e parë të Romës, ndërs vendasit barazuan në minutën e 51’ me anë të Arnor Sigurdsson.

Pellegrini mendoi për fitoren e Romës pasi shënoi në minutën e 59’.

Me këtë fitore, Roma numëron nëntë pikë dhe renditet në vendin e parë në grupin G, në pritje të ndeshjes Plzen – Real Madrid.