Apelon Luigi Soreca: Rruga BE – Shqipëri e shtruar, por ja çfarë është e rëndësishme dhe thelbësore

Përfaqësuesi i BE-së në Tiranë, apelon për përqendrim mbi reformat dhe dialog ndërpartiak.

“Rruga e Shqipërisë drejt BE-së është shtruar, BE dhe Shqipëria janë më pranë se kurrë”.

Kështu është shprehur sot  Luigi Soreca, ambasadori i BE-së në vendin tonë.

Më tej, Soreca apelon se është shumë e rëndësishme që Shqipëria të ruajë përqendrimin mbi reformat dhe prioritetet kyçe.

“Dialogu ndërpartiak është thelbësor dhe në interes të gjithë qytetarëve”, reagon nërmjet “Twitter”-it, Soreca.