FOTO/ Ja kush është Genci Caci, viktima e dytë e atentatit në Durrës

Genci Caci i plagosuri i atentatit mafioz të ndodhur mbrëmjen e djeshme, ka ndërruar jetë në Spitalin  e Traumës.

Ai ishte në vdekje klinike prej orësh, ndërsa mbrëmjen e sotme është konfirmuar se ai ka ndërruar jetë.

Genci Caci mbeti i plagosur rëndë në atentatin e djeshëm në lagjen nr. 13 të Durrësit, ku u ekzekutua në mënyrë mafioze Edison Harizaj, miku i Emiljano Shullazit.

Harizaj dhe Caci ishin duke udhëtuar me një makinë tip “Audi” kur një mjet tjetër u ka prerë rrugën. Ata janë gjendur menjëherë nën breshëri kallashnikovi. Harizaj ndërroi jetë në vend, ndërsa Caci u mbijetoi plagëve të marra, por ka ndërruar jetë pak orë pas ngjarjes në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ende nuk ka asnjë person të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa policia ka shoqëruar kontigjentë kriminalë për të zbuluar ndonjë të dhënë.