VIDEO/ Këngëtari i vogël mesazh Ramës e Veliajt: Shtëpinë do e mbroj me gjak

E sotmja ishte dita e 5-të e protestës së banorëve të zonës së Astirit në kryeqytet, të cilët i kundërvihen kërcënimit të qeverisë për t’ua prishur shtëpitë, për shkak të planit që ndërtimit të ‘Unazës së Madhe’.

Banorët kanë bllokuar edhe sot rrugën, ndërkohë që protestës i janë bashkuar dhe shumë fëmijë me banderolën ‘Zaho thuaj babit të mos na prishë shtëpinë’.

Mes tyre edhe një djalosh i quajtur Klevis Hyska, i cili deklaron se është këngëtar. I përlotur dhe i emocionuar ai ka rrëmbyer mikrofonin dhe është betuar para të gjithëve, se do ta mbrojë me gjak atë shtëpi.

‘Unë jam Klevis Hyska, këngëtar, disa me njihini. Dua ti bëj thirrje zotit kryeministër Edi Rama dhe kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.

Deri dje, unë për z. Erion Veliaj dhe z. kryeministrin nuk mbahet mend sesa koncerte kam kënduar, sa koncerte kam lodhur zërin tim për të gjithë ato koka të mëdhaja shteti.

Dhe ato të ma shpërblejnë ashtu! Kurrë! Poshtë! Poshtë! Do ta mbroj me gjak atë shtëpi, prindërit e mi e kanë bërë me djersë. Nuk janë lekë droge, janë lekë djerse. Poshtë oligarkët, poshtë hajdutët’, - u shpreh djali i emocionuar.

Në videon ë mëposhtme do të keni mundësinë që të shikoni pikërisht këtë moment: