Bixhoz me dashurinë/ Texh dhe Zvetlana martohen, Xhanvi tenton vetëvrasjen, ja ç’do ndodhë nesër

Anika dhe Shivai mbeten në mes të rrugës. Duke ecur ata arrijnë në një shtëpi me kopësht. Anika thotë se është e uritur dhe këput disa fruta pylli nga pemët. Shivai gjen çelësin e shtëpisë dhe futen brenda. Anika i hedh çelësat.

Ata mbeten brenda shtëpisë. Shivai dhe Anika shijojnë kohën që po kalojnë bashkë dhe kërcejnë. Ata e kalojnë natën në shtëpinë e huaj pasi nuk mund të dalin jashtë. Anika thotë se i pëlqen ky vend dhe do jetonte gjithë jetën aty.

Dy persona më në fund hapin derën e shtëpisë. Ata thonë se janë rojet e pyllit. Shivai i tregon që kaluan natën aty pasi iu prish makina. Ndërkohë Çulbul heq paruken dhe lëshon flokët. Ajo i tregon Kalit se është Gori. Kali habitet.

Gori i kërkon të lirojë Omin. Kali thotë se sot është dita e tij me fat dhe plani po shkon siç duhet. Gori i thotë se është gati të shkojë me të nëse e liron Omin. Kali i thotë se nuk do e lirojë Omin pa larë hesapet që ka me të.

Ai i tregon Gorit që i hodhi çelësat e kafazit me qëllim por ato nuk janë të vërtetat. Kali kërcënon se do e fusë krokodilin brenda kafazit të Omit. Gori i lutet të mos e bëjë. Kali i thotë të shkojë të bëjë gati Zvetlanën për martesën.

Gori maskohet si Çulbul dhe shkon duke qarë. Ajo bën gati Zvetlanën dhe e sjell nuse. Texh dhe Zvetlana kryejnë ritualet e martesës. Kali sheh Xhanvin duke qarë dhe uron Texhin. Xhanvi tenton vetëvrasjen. Om bërtet./revistawho