E kërkon Reali dhe Barça, Spalletti zbulon çmimin për shitjen e Skriniarit

Luciano Spalletti ka thënë se Milan Skriniar vlen plotë 100 milionë euro.

Sa vlen Skriniar? “100 milionë euro”, ka thënë trajneri pas ndeshjes ndaj Barcelonës, shkruan SYRI.net.

“Po të isha Barcelona, do të ofroja 120 milionë euro, 20 milionë është vetëm bast.

“Po të isha Real Madrid, do të ofroja 140 milionë euro, 40 milionë është vetëm bast”, ka përfunduar Spalletti.

Real Madridi dhe Barcelona, prej kohësh janë të interesuar për transferimin e Skriniarit, prandaj trajneri i Interit ka bërë të ditur se ata nuk do ta lëshojnë atë nën shumën e 100 milionë eurove.