Deputeti i PD: Përplasja qeveri-presidencë, Rama po kërkon luftë

Deputeti i PD-së Luçiano Boçi, i ftuar në studion e lajmeve të SYRI.net deklaroi se përplasja politike mes qeverisë dhe presidencës nuk ka të bëjë vetëm me emrin e Sandër Lleshit.

Sipas Boçit, Rama është duke kërkuar një përplasje të madhe që më pas të mund të përpiqet e ta fitojë me mënyrat e tij të pista.

‘Përplasja qeveri-presidencë, nuk është përplasje për Sandër Lleshin.

Pak para dekretit për Lleshin kemi dekretin për Teatrin Kombëtar. Për këtë dekret, mazhoranca u soll në mënyrë fyese dhe ishte fyerja më e madhe kushtetuese që u bë presidentit.

Nuk ishte e re përplasja mes kryeministrisë dhe presidencës.

Unë mendoj se ai që i hodhi benzinë, zjarri është kryeministri, i cili ndodhet në krizë morale, në një krizë totale.

Reagoi në mënyrë të keqe.

Ai mund të dërgonte një kandidaturë tjetër dhe më pas mund të shikohej nëse ishte një përplasje institucionesh apo për emrin.

Me vendosjen e Lleshit si zv/ministër Rama po kërkon të hapë një luftë, të cilën ai pretendon ta fitojë me mënyrat e tij të pista. Kjo nuk është lojë shahu, por është një krizë e Ramës’, tha deputeti i PD-së, Luçiano Boçi përballë gazetarit Alen Xhelili.