Protesta te Unaza e Re, Boçi në SYRI.net: Policia po merr zvarrë qytetarët

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ishte i ftuari i mbrëmjes së sotme në studion e lajmeve në SYRI.net.

Përballë gazetarit Alen Xhelili, Boçi ka komentuar protestën e banorëve në Unazën e re.

Boçi ka akuzuar policinë se po merr zvarrë qytetarët protestues, por nuk po lufton krimin.

‘Qeveria më parë duhej të kishte bërë një plan studimi që të shpërngulej e gjithë zona.

Nuk mund të bësh thjeshtë një kompensim financiar dhe ti nxjerrë në mes të 4 rrugëve.

Nëse ecim me forma arbitrare, se këtu ka interes publik, i ra plani, me qytetarët duhej të ishte biseduar që më parë, jo tu dërgohen letrat.

Policia ndryshon në raportet me qytetarin dhe shkon e merr zvarrë banorët, mes tyre dhe gra shtatëzëna.

Por kjo polici ndryshon komplet më pas kur përplaset me krimi’, u shpreh Luçiano Boçi në SYRI.net.