VIDEO/ ‘Plasin’ këngët ‘e trimërisë’ për Kacifasin

Një prej banorëve, në Bularat, është duke i kënduar një këngë patriotike Kacifasit, ndërsa trupi i tij mbërrin në Bularat.

Ndonëse ishte një ekstremist që propagandonte idetë e të ashtuquajturit Vorio Epir dhe terrorizoi fshatin me armë, si dhe qëlloi ndaj policisë, nuk mungojnë “këngët e trimërisë”, ndërsa për një pjesë të banorëve dhe opinionit publik grek, ai konsiderohet si “hero”.

Ceremonia mortore do të zhvillohet nesër në orën 13:00, ndërsa më herët do të ketë edhe një meshë në Kishën e Shën Athanasiut. Kacifas u qellua pas shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA 11 ditë më parë. Ai refuzoi t’i dorëzohej policisë. Ngjarja ndodhi më 28 tetor që përkonte me festën e Greqisë.