Pas golit, Malcom ka një kërkesë të rëndësishme për trajnerin e Barcelonës

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde tashmë ndodhet nën presion për t’i dhënë më shumë minuta në dispozicion blerjes së bujshme, Malcom.

Mbrëmjen e djeshme në “San Siro”, 20-vjeçari arriti të shënojë një gol të bukur në hyrje të zonës duke mposhtu portierin, Samir Handanovic.

Ai e festoi këtë gol duke e mbajtur kokën e tij me duar.

 “Ëndrra ime është fillimi. Ëndrra ime është të shkruhen në histori dhe të bëj gjëra të mrekullueshme. Dua ta falënderoj këtë grup për besimin që kanë për mua”, ka thënë Malcom, pas ndeshjes kundër Interit.

“Dua të luaj më shumë. Çdo ditë unë stërvitem sa më shumë në mënyrë që ta dëshmoj aftësinë time për ta merituar një vend në këtë grup. Asgjë në jetën time nuk më ka ardhur me lehtësi”, përfundoi ai.