Këto janë dy skuadrat e para të eliminuara nga Champions League

Sot do të luhen ndeshjet e fundit për javën e katërt të fazës së grupeve në Champions League.

Pas ndeshjeve të mbrëmshme, është bërë e qartë se dy klube nuk kanë shanse matematikore për të kaluar në raundin me eliminim direkt.

Bëhet fjalë për rusët e Lokomotivës së Moskës dhe Monacon e Thierry Henry-s.

Pas 4 ndeshjeve kampionët rusë nuk kanë arritur të fitojnë asnjë pikë në grupin D, ndërsa Monaco ka grumbulluar vetëm 1 pikë në Grupin A.