Rreziku, ‘Vol Vo 4’ fut ‘në karantinë’ dy prokurorët dhe gjyqtarin që firmosën arrestimet

Rreth dy javë pas operacionit policor “Vol Vo 4”, caktohen shoqërues për dy prokurorët dhe gjyqtarin që firmosën  urdhër arrestet dhe masat për 44 persona nën akuzë, 34 prej të cilëve të arrestuar.

Shoqërues u janë caktuar prokurorëve Vladimir Mara e Dritan Prenci, si dhe gjyqtarit Bib Ndreca.

Mes të ndaluarve të këtij operacioni, janë edhe dy ish deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko me akuzat për tjetërsim pronash e korrupsion, të dy me masën arrest me burg.

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, nuk ka pasur kërcënim konkret ndaj tyre, por Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka vlerësuar se dy prokurorët dhe gjyqtari duhet të përfitojnë mbrojtje, për shkak të një rreziku të mundshëm.

Hetimet e “Vol vo 4” përfshijnë një laborator droge të zbuluar në Has, ndërsa personi përgjegjës i dyshuar është ende I lirë e në kërkim ndërkombëtar.