VIDEO/ Zbulohet djaloshi që po puthej Arilena Ara, ja kush është ai

Shfaqja e Arilena Arës në disa fotografi të shkrepura në një jaht, në momentin kur po shkëmbente puthje pasiononte me një djalosh biond, bënë që të përflitej shumë rreth një lidhjeje të mundshme mes këngëtares shqiptare dhe këtij mashkulli.

Si për të nxitur akoma edhe më shumë dyshimet erdhi edhe reagimi enigmatik i vetë Arilenës: “Shumë shpejt, djali nuk do jetë më misterioz për ju… Do ta zbulojmë edhe sekretin”.

Dhe nuk ka vonuar shumë dhe dita për të mësuar “sekretin” erdhi pikërisht në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Arilena publikoi këngën e saj më të re të titulluar “I’ll give u my heart”, klipi i së cilës është shumë i nxehtë.  Këngëtarja shfaqet në disa momente intime me një djalë mjaft simpatik. Me sa shohim, i riu në videoklip dhe ai në foto, duket se janë i njëjti person. Por në këtë videoklip të gjithë kuriozët kanë mundësinë t’ia shikojnë atij fytyrën.