FOTO/ Protestuesit Ramës: Nuk ka bir k..rve që na largon nga këtu

Qindra qytetarë të Unazës së re kanë dalë sërish në protestë kundër Edi Ramës dhe Erion Veliajt, të cilët kërkojnë tu shkatërrojnë banesat e bizneset.

Banorët e Unazës  së re nuk janë ndaluar as nga presionet e policisë, e cila gjatë ditës së sotme kanë arrestuar disa prej tyre sot.

Duke akuzuar qeverinë protestuesit kanë hedhur akuza të shumta ndaj Edi Ramës e Veliaj, duke i akuzuar për mashtrime, gënjeshtra.

Duke kopjuar edhe ministrat e Edi Ramës dhe kryebashkiakët banorët i janë drejtuar atij duke i thënë se ‘nuk ka bir kurve që na kalon nga këtu, pasi ne i kemi paguar tokat dhe kemi paguar taksat në shtet’.

Të pranishëm në këtë protestë ishin edhe deputetët e opozitës, Flamur Noka dhe Klevis Balliu.

Banorët janë të revoltuar pasi shteti dhe bashkia u ka dërguar letrat dhe u ka thënë që të nxjerrin rrobat jashtë sepse banesat e bizneset e tyre do të shkatërrohen.