Zbulohet arsyeja përse Messi udhëtoi drejt Milanos por nuk luajti kundër Interit

Leo Messi udhëtoi drejt Milanos së bashku me ekipin për ndeshjen ndaj Inter, por më pas ai u la në tribunë nga trajneri Valverde.

Mediat katalanase kanë zbuluar se forma e argjentinasit dihej dhe ai nuk ka shkuar në Milano me synimin për të luajtur.

Qëllimi kryesor i udhëtimit të tij në Milano ishte që ai të mbështeste shokët e tij duke ushtruar rolin e tij si kapiten dhe ta bënte të qartë se këtë vit, fitimi i Ligës së Kampionëve është objektivi numër një.

Ky ishte qëllimi i udhëtimit të tij bashkë me skuadrën, një veprim më shumë simbolik sesa sportiv, më frikësues për kundërshtarin se efektiv.

Burimet e mediave spanjolle pranë “Sport” thanë se Messi u stërvit shumë lehtë në Milano, pa iu nënshtruar ngarkesave fizike të shokëve të skuadrës.

Ai nuk është riaftësuar plotësisht. Në fakt, Messi ende nuk e ka lejen e stafit mjekësor për të luajtur dhe nuk po nxitohet për të luajtur me shokët e skuadrës.