FOTO/ UEFA gjobë të majme FSHF-së, shkak bëhet klubi i Superiores

Licencimi për të marrë pjesë në Europë për vitin 2017-2018 të skuadrës së Tiranës, i ka kushtuar Federatës Shqiptare të Futbollit 100 mijë euro gjobë.

Arsyeja e kësaj gjobe nga UEFA, vjen pasi Tirana nuk plotësonte kushtet për pjesëmarrje, për shkak të problemeve financiare të klubit, ku disa lojtarë nuk ishin paguar.

Gjoba mësohet se do të mbahet nga pagesat e UEFA-s, por ajo që bie në sy është fakt se nëse nuk do të përmbushen këto detyrime gjatë një periudhe që do të jetë në vëzhgim, atëherë do t’i mbahen edhe 150 mijë euro të tjera.

Për këtë të dy palët kanë rënë dakord dhe kanë firmosur një marrëveshje.

Po ashtu UEFA disa muaj më parë i mbajti Tiranës 215 mijë euro, para të fituara nga pjesëmarrja në kompeticionin europian, konkretisht turin e parë të Ligës së Europës.