FOTO/ Babai i Gigi & Bella Hadid në lidhje sekrete me modelen 44 vite më të re

Mohamed Hadid ka një lidhje sekrete me një modele, që ka afërsisht të njëjtën moshë me vajzat e tij të njohura.

Ata janë njohur në Instagram para tre vitesh.

“Unë i shkruajta përshëndetje dhe ai më dërgoi numrat. Prej vitesh tashmë jemi në një lidhje. Takohemi në hotele të ndryshme në Europë dhe shpenzojmë shpesh kohë me njëri-tjetrin”,-ka thënë Justyna Monde.

Modelja ka publikuar dhe mesazhe të cilat duken që janë shumë intime.

’Ne flsinim për gjithçka, pastaj gjërat shkuan më tej, doja të eksperimentoja me meshkujt më të mëdhenjë’.

Ajo tregon se fillimisht nuk e përmendi fejesën, ndërsa tregon se lidhja e tyre nisi Shën Valentinin e 2015-s, ndërsa vazhdojnë të kenë ende kontakt.