Maqedoni, propozohet heqja e mandatit të Gruevskit do kalojë për votim në parlament

Komisioni për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit në Maqedoni i ka dhënë dritë jeshile propozimit për heqjen e mandatit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili përballet me akuzën e abuzimit të fondeve publike. Ndaj tij gjykata ka vendusur dënimin me 2 vjet burg duke nisur nga kjo javë.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Trajko Velnaoski, u shpreh i revoltuar pas votimit dhe e cilësoi procesin ndaj ish-kryetarit të tij të montuar politikisht.

Ndërsa kryetari i komisionit, Pavle Bogoevski, tha se ish-kryeministri nuk është i denjë për të ushtruar funksione në parlament.