Stoli i Milanit/ Wenger jep këtë mesazh për Gattuson

Arsene Wenger ka përgënjeshtruar zërat që e çojnë te Milani.

Për momentin, Gattuso mund të qëndrojë i qetë dhe jo vetëm për tri fitoret radhazi në kampionat, por edhe për faktin se Wenger ka synim një tjetër klub.

“Nëse do të kisha vendosur për të nënshkruar një kontratë te re me një klub të ri do të isha unë i pari që do ta bëja publike një gjë të tillë, prandaj ato çfarë keni dëgjuar në media nuk janë të vërteta. Nuk mund të arrij t’i shuaj të gjitha spekulimet e mediave, por të paktën mund të them të vërtetën time mbi to. Aktualisht, jam i përqendruar në detyrën time si komentator i Championsit në beIN SPORTS, një mision aspak i lehtë”, pohoi francezi.