Përfshihet në veprimtari të jashtëligjshme, arrestohet presidenti i Monacos

Skuadra e Monacos po kalon sezonin më të vështirë të viteve të fundit, por si të mos mjaftonte kjo, mbrëmjen e kaluar është arrestuar presidenti i kësaj skuadre, rusi Dmitry Rybolovlev.

Ai akuzohet për korrupsion dhe ndikim në veprimtari të ndryshme të jashtëligjshme.

Sipas mediave franceze, Dmitry është i përfshirë në një skandal me tregtarin zviceran Iv Buvier.

Ai i kishte shpëtuar më përpara arrestimit falë lidhjeve që kishte me policinë e Monacos dhe me Ministrin e Drejtësisë së Principatës.