VIDEO/ Shënohet ky gol surprizë në Laçi-Skënderbeu

Po luhen në këto momente tre nga ndeshjet e javës së 12-të të Kategorisë Superiore, bën të ditur Syri.net.

Skënderbeu kryesues ka përballë Laçin, në sfidën që po zhvillohet në “Selman Stërmasi” të kryeqytetit, por që pritës janë kurbinasit.

Në minutën e 7-të Laçi kalon në avantazh. Shtubina shënon nga fare pranë portës me kokë pas një krosimi të saktë të Xhixhës nga e majta.