Mësoni emrat e tifozëve të Tiranës që janë kapur nga policia

Tirana dhe Kukësi e mbyllën në një barazim pa gola ndeshjen më të rëndësishme të javës së 12-të të Superligës, të luajtur pasditen e djeshme në “Selman Stërmasi”.

Menjëherë pas përfundimit të lojës, disa prej tifozëve bardheblu u futën në fushë, duke debatuar me lojtarët, teksa i kërkuan atyre të heqin fanellën.

Policia e kryeqytetit njofton se ka shoqëruar për në komisariat 12 tifozë bardheblu, teksa janë proceduar penalisht për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal.

Ja kush janë 12 tifozët e shoqëruar në komisariat

Amarildo Gjoni,18 vjeç,banues në Tiranë

-Donald Bilushi 37 vjeç,banues në Tiranë

-Briken Karaj, 18 vjeç, banues në Tiranë

-Iraldi Karaj 18 vjeç,banues në Tiranë

-Altin Vrapi, 31 vjeç, banues në Tiranë

-Ledio Pepa, 20 vjeç,banues në Tiranë

-Daniel Doce,18 vjeç, banues në Tiranë

-Klevi Shaphasa,18 vjeç,banues në Tiranë

-Hamit Hakrama,21 vjeç,banues në Tiranë

-Oltion Halili, 18 vjeç, banues në Tiranë

-Kameliano Maliq, 18 vjeç,banues në Tiranë

-Luis Zhllima, 22 vjeç,banues në Tiranë.