VIDEO/ Meta në Shën Mitër Korona: Arbëreshët, kontribut të çmuar në përjetësimin e Gjergj Kastriotit

Nga fjala e Presidentit të Republikës Ilir Meta në Itali, tek arbëreshët, në Kolegjin e Shën Adrianit në Shën Mitër Korona, në ceremoninë në nderim të figurës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut. I pranishë, edhe Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.

"Jemi pikërisht këtu në gjurmët e të madhit Jeronim Data, një nga themeluesit kryesorë të Rilindjes shqiptare këtej e andej deti.

Popujt tona i bashkon deti, histori antike dhe moderne, arbëreshët për të cilët jemi krenarë.

Në udhëtimin e përbashkët mijëravjeçar kemi të përbashkët Skëndrbeun, heroin tonë që u bë mbrojtës jo vetëm i popullit tonë, por u bë mbrojtës edhe për krishtërimin dhe civilizimin europian.

Kjo është dokumentuar në marrëdhëniet e tij me Papatin dhe Vendikun.

Gjithë dhimbja për largimin nga vendlija e tyre, arratia nga pushtimi, ndarja nga të afërmit janë shphrehur bukur nga vargjet: O e bukura More!

Largimi ka qënë i dhimbshëm, por për fatin e tyre të mirë, atdheu i tyre i ri i mirëpriti duke u dhënë mundësi të ngrenë komunitetin e tyre, të ruajntë kulturën, besimin, traditat, që edhe sot pas 550 vjetësh, i ruan me nostalgji.

Ruajtja dhe kultivimi i identitet kombëtar të arbëreshë është ën simbiozë unikale me kulturën italiane dhe shfaqet në vargjet:  “E dashur Itali, e bukura Itali, ti më strehove si një motër e dashur,  në gjirin e bukur të të bukurit vend. Jam shqiptar!”

Shumë shqiptarë dhanë jetën për një Itali të bashkuar, një e të pandashme . Poetët arbëreshë edhe Garibaldin e quanin një Skënderbe të tyrin. “Këmishkuqi ynë me fletë...”

Ndërkohë që luftonin për bashkimin e atdheut të tyre të dytë, Italisë, arbëreshët menduan si ta bënin këtë gjë edhe me atdheun e tyre, Shqipërinë. Ata iu bashkuan Jeronim De Radës për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare, ata iu bashkuan patriottëve shqiptarë për pavarësinë e vendit. Ata kanë dhënë kontribut të çmuar për përjeteësimin e figurës së Gjergj Skëndrbeut në shekuj.

Jemi të vetëdijshëm që komuniteti arbëresh meriton më shumë vëmendje dhe vlerësim nga Shqipëria. Ndaj unë jam sot këtu me ministrin Pandeli Majko, me deputetë të pozitës dhe opozitës dhe do të jemi gjithmonë pranë tyre.

Kemi nevojë që brezat e rinj në të dyja anët e Adriatikut të bashkëpunojnë më tepër. Do të bëjmë më tepër për binjakëzimin e komunave tona, kemi rënë dakord edhe për një marrëveshje shumëplanëshe midis Shqipërisë dhe rajonit të Kalabrisë."