Çfarë sheh përtej, Jozefina Topalli?: Ka një dritë në këtë vjeshtë...

Një nga zërat dhe figurat më të fuqishme të Partisë Demokratike gjatë këtyre dy dekadave të fundit, Jozefina Topalli, kohët e fundit është bërë mjaft aktive në rrjetet sociale.

Edhe pse në pamje të parë që pas zgjedhjeve të fundit parlamentare ajo duket sikur është shkëputur përfundimisht nga politika, Topalli, herë pas here shfaqet ndryshe në ekranet televizive, por më së shumti në faqen e saj në rrjetet sociale.

Në një postim të fundit në Instagram, ajo ka ndarë një foto të ditëve të fundit të shoqëruar me një konstatim: 'Ka një dritë ndryshe në vjeshtë'.

Pavarësisht se këto fjalë për stinën e vjeshtës, duket sikur nuk kanë të bëjnë fare me zhvillimet politike në vend, të thëna nga një politikane e vjetër si Jozefina Topalli gjithmonë marrin një kuptim të dytë.

Çfarë sheh përtej, politikania e sprovuar në këtë vjeshtë?