FOTO/ Meta: I lumtur të jem tek arbëreshët me mikun e Shqipërisë, Presidentin Mattarella

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka shprehur kënaqësinë e tij për praninë e Presidentit italian Sergio Mattarella në takimin me komunitetin arbëresh në Shën Mitër Korona.

Meta e konsideron Mattarella-n, mikun e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Meta shkruan në FB: “Shumë i lumtur të jem sot mes komunitetit arbëresh së bashku me mikun e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, Presidentin Sergio Mattarella në Kolegjin e Shën Adrianit, në Shën Mitër Korona, në djepin e arsimit dhe kulturës arbëreshe.”