Azia ‘pushton’ Formula 1, shtohet edhe Çmimi i Madh i i Vietnamit

Formula 1 ka konfirmuar se nga viti 2020 një nga çmimet e mëdha të Botërorit do të zhvillohet në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi.

Lajmi në fakt u dha pak ditë më parë nga bashkia e këtij qyteti, por tashmë kemi edhe konfirmimin zyrtar nga Formula 1.

Gara e Hanoit do të jetë Çmimi i Madh i katërt aziatik, pas Shanghai, Singaporit dhe Suzukës.

Do të jetë gjithashtu pista e katërt brenda qytetit, pas pistës së Monacos, Singaporit dhe Bakusë.

Vendimi për ta çuar Formula 1 në Vietnam u mor nga Liberty Media, kompania amerikane pronare e kampionatit më të famshëm automobilistik, si pjesë e strategjisë për hapjen me tregjet e reja.

Cirkuiti i Hanoit është projektuat nga kompania gjermane Tilke. Rrugët e qytetit do të përshtaten me përmasat e reja si dhe do të shtrohen me asfalt të ri.

Do të ketë 22 kthesa dhe do të jetë e gjatë 5.565 kilometra.