Çuditë e qeverisë/ Për motelet populli paguan taksë 6%, për bukën 20%

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani nuk ndalet në denoncimin e politikave të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Sot Manjani ka denoncuar tatimet që vendos qeveria.

Sipas Manjanit, për një motel qeveria e taton me 6 %, ndërsa për bukën që konsumojnë çdo ditë njerëzit, tatimi është 20%.

‘Qeveria e majtë! E drejtë sa më s’ka!’, ironizon Ylli Manjani në Facebook.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

Pagën, me të cilën financohen nevojat e familjes qeveria e taton deri në 23%.

Motelet (bizneset) në të cilat financohet qejfi dhe hobet, qeveria i taton 15%.

Konsumatori (populli) kur blen bukë e ushqime paguan 20% TVSH.

Kur shkon në motel ose kur luan bixhoz, paguan 6% TVSH.

Qeveria e majtë! E drejtë sa më s’ka!

Po kur bëjnë sikur debatojnë për buxhet e paketë fiskale!

Qesharakë!