FOTO/ Protesta tek Unaza e re, policia arreston protestuesit

Prej ditesh banoret e Unazes se re kane dale ne protesta kunder shkaterrimit te banesave te tyre nga Bashkia e Tiranes e drejtuar nga Erion Veliaj dhe qeveria e Edi Rames.

Por gjate paradites se sotme policia ka vendosur te ndaloje 6 prej protestuesve, per te ushtruar presion ndaj tyre qe te mos dalin me ne rruge per te protestuar.

Pasi kane marre keto informacione, disa deputetë të PD janë nisur në drejtim të zones se Kombinatit në Tiranë.

Ata po shkojnë në komisariatin nr 6, në kombinat, pasi policia ka ndaluar disa banorët që protestuan tek Unaza e Re.

Deputetët e opozitës që kanë shprehur mbështetje për banorët duket se po shkojne të verifikojnë në vend arsyen e ndalimit të tyre nga ana e policisë.

Në fotot e ardhura në redaksinë e Suri.net duken qartë drejtuesit e komisariatit të policisë në kombinat që filmojnë protestuesit.

Banorët e Unazës së re kanë disa ditë  që protestojnë për të ndaluar prishjen e godinave të banimit dhe bizneseve të tyre nga një projekt qeveritar për rrugën.